Foto: European Parliament
Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi sot Parlamenti Evropian (PE).
Përmes një reagimi në platformën “X”, Parlamenti Evropian përshëndeti përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi në zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian.
Nga PE theksuan gjithashtu ambicien e Podgoricës që negociatat e anëtarësimit t’i përfundojë deri në fund të vitit 2026 dhe që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028.
Sipas vlerësimeve evropiane, Mali i Zi vazhdon të udhëheqë procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ndërsa përparimi i mëtejshëm do të varet nga zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, institucioneve demokratike dhe standardeve evropiane.










