Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, deklaroi pas takimit në Pragë me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, se Mali i Zi është i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se beson që vendi do të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.
Gjatë takimit, dy kryeministrat konfirmuan mbështetjen e Çekisë për rrugën evropiane të Malit të Zi dhe vlerësuan se anëtarësimi i tij do të ishte në interes si të vendit, ashtu edhe të Bashkimit Evropian.
Ata diskutuan gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes, duke veçuar zbatimin e projekteve të përbashkëta, forcimin e lidhjeve ekonomike dhe rëndësinë e linjave të drejtpërdrejta ajrore mes dy vendeve.
Spajiq theksoi se Mali i Zi synon të përfitojë nga përvoja e Çekisë në procesin e integrimit evropian, ndërsa u njoftua se hapja e Ambasadës së Malit të Zi në Pragë deri në fund të vitit pritet të forcojë më tej marrëdhëniet dypalëshe.










