SPAJIQ PROPOZON RIKONSTRUKTIMIN E QEVERISË

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i ka propozuar Kuvendit rikonstruktimin e Qeverisë së 44-të, me disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar.  

Sipas propozimit, Jellena Boroviniq Bojoviq është paraparë të emërohet zëvendëskryeministre për shëndetësi dhe përkujdesje sociale.

Po ashtu, funksionari i Demokracisë së Re Serbe Radosh Zeçeviq është propozuar për ministër të Transportit, ndërsa bashkëpartiaku i tij Jovan Vuçuroviq për ministër pa portofol.

Ndërkohë, funksionari i Partisë Popullore Socialiste Zoran Jojiq është propozuar për ministër të Sportit dhe Rinisë.

Propozimi për ndryshimin e përbërjes së Qeverisë së 44-të është nënshkruar nga kryeministri Millojko Spajiq dhe i është dorëzuar sot Kuvendit për procedurë parlamentare.

Megjithëse rikonstruktimi ishte paralajmëruar të zhvillohej sot, ai është shtyrë për nesër për shkak të angazhimeve partiake të Demokracisë së Re Serbe dhe Demokratëve.

SHARE