SPAJIQ: NGA SOT PAGESAT ELEKTRONIKE KRYHEN PËR VETËM DISA SEKONDA

Foto: Shutterstock

Qytetarët dhe bizneset në Mal të Zi nga sot mund të përdorin sistemin e pagesave të menjëhershme TIPS Clone, i cili mundëson transferimin e parave nga një llogari në tjetrën brenda pak sekondash, 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.

Sistemi funksionon përmes kanaleve ekzistuese elektronike të bankave, pa nevojën e hapjes së llogarive të reja apo instalimit të aplikacioneve shtesë. Banka Qendrore e Malit të Zi njoftoi se vendi është i pari që ka vënë në funksion platformën TIPS Clone me pjesëmarrjen e njëkohshme të të gjitha 11 bankave.

Për transfertat elektronike deri në 200 euro, tarifa maksimale është kufizuar në pesë cent, ndërsa për shumat më të larta nuk mund të jetë më e lartë se tarifa e një transferte të zakonshme.

“Kjo është një nga reformat më të rëndësishme në sistemin tonë të pagesave dhe dëshmi se integrimi evropian sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë. Nga sot, të gjitha pagesat elektronike në Mal të Zi kryhen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, ndërsa transfertat deri në 200 euro do të kushtojnë vetëm disa cent, rreth gjashtë herë më pak se deri më tani,“ deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

SHARE