NGA MESNATA SHTRENJTOHEN TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE NË MAL TË ZI

Foto: Shutterstock

Nga mesnata e 16 korrikut do të rriten çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi.

Rritjen më të madhe e shënon nafta (Eurodizeli), e cila do të kushtojë 1.67 euro për litër, ose 9 centë më shumë.

Çmimi i Eurosuper 98 do të jetë 1.68 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 1.64 euro, që të dyja me rritje prej 2 centësh. Edhe vaji për ngrohje është shtrenjtuar me 7 centë, duke arritur në 1.58 euro për litër.

Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi se përllogaritja e radhës e çmimeve maksimale të derivateve të naftës do të bëhet më 20 korrik, ndërsa çmimet e reja, nëse ndryshojnë, do të hyjnë në fuqi më 21 korrik.

SHARE