MESATARJA E FATURËS SË ENERGJISË ELEKTRIKE NË QERSHOR ISHTE 33.80 EURO

Foto: Shutterstock

Fatura mesatare e energjisë elektrike për amvisëritë në Mal të Zi gjatë muajit qershor ishte 33.80 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi.

Fatura mesatare më e ulët u regjistrua në Kollashin me 20.42 euro, ndërsa më e larta në Kotorr, ku arriti në 43.87 euro.

Sipas të dhënave të EEMZ, 62.63 për qind e amvisërive do të paguajnë faturë deri në 30 euro, 19.19 për qind nga 30 deri në 50 euro, 13.95 për qind nga 50 deri në 100 euro, ndërsa 4.23 për qind do të kenë faturë mbi 100 euro.

SHARE