DISA MARKA CIGARESH SHTRENJTOHEN DERI NË 30 CENTË NË MAL TË ZI

Foto: Shutterstock

Disa marka të njohura cigaresh në Mal të Zi do të shtrenjtohen me 20 deri në 30 centë, duke filluar nga 16 korriku, ndërsa një pjesë e markave do të kenë çmime të reja nga 23 korriku.

Sipas gazetës Vijesti, rritja e çmimeve përfshin markat Dunhill, Lucky Strike, Pall Mall, Eva, Drina dhe Corset, të cilat do të kushtojnë nga 20 deri në 30 centë më shumë, varësisht nga lloji i paketës.

Ndërkohë, nga 23 korriku do të hyjnë në fuqi çmime të reja edhe për markat L&M, Marlboro, Muratti dhe Parliament.

Rritja e çmimeve vjen si pjesë e ndryshimeve të rregullta në tregun e produkteve të duhanit në Mal të Zi.

SHARE