Evropa vijon të përballet me një valë masive zjarresh, ndërsa Franca dhe Spanja mbeten ndër vendet më të goditura nga temperaturat ekstreme.
Në Francë, autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi pasi një zjarr i madh ka përfshirë pyllin e Fontainebleau, rreth 60 kilometra në juglindje të Parisit.
Flakët kanë djegur rreth 800 hektarë sipërfaqe pyjore, duke detyruar evakuimin e banorëve në disa zona.
Për situatën janë mobilizuar rreth 400 zjarrfikëse dhe për herë të parë dy avionë zjarrfikës janë angazhuar për të luftuar flakët.
Për shkak të zjarrit janë ndërprerë përkohësisht qarkullimi në autostradë dhe disa linja të trenave me shpejtësi të lartë.
Ndërkohë, edhe Spanja vazhdon të përballet me pasojat e zjarreve të ditëve të fundit. Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet për shuarjen e vatrave të mbetura, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 13 persona.
Rreziku mbetet i lartë edhe në vende të tjera evropiane. Në Portugali, Greqi dhe pjesë të Italisë, zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me disa vatra aktive, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për rrezik ekstrem zjarresh për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë rajonin.








