SPAJIQ: HUNGARIA MBËSHTET ANËTARËSIMIN E MALIT TË ZI NË BE DERI NË VITIN 2028

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, u takua në margjinat e samitit të NATO-s me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar. Spajiq falënderoi Hungarinë për mbështetjen që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028.

Gjatë takimit, dy kryeministrat biseduan për forcimin e partneritetit mes dy vendeve, të ardhmen evropiane të Malit të Zi, si dhe për projekte konkrete që do të nxisin investimet, zhvillimin e infrastrukturës dhe bashkëpunimin dypalësh. Spajiq njoftoi gjithashtu se ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në tetor në shënimin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

SHARE