Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, zhvilloi një takim me delegacionin e Konferencës së Organizatave Ndërkombëtare Joqeveritare të Këshillit të Evropës (CINGO). Gjatë takimit u diskutua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile, si dhe mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së organizatave joqeveritare në proceset e vendimmarrjes.
Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të OJQ-ve në promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së mjedisit. Bashkëbiseduesit theksuan nevojën për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e sektorit civil dhe harmonizimin e legjislacionit për OJQ-të me standardet evropiane dhe udhëzimet e Bashkimit Evropian.
Po ashtu, u fol për bashkëpunimin me institucionet evropiane në kuadër të procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, duke nënvizuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.
Përfaqësuesit e CINGO-s theksuan rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me Kuvendin, ndërsa Camaj shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe për të mbështetur iniciativat që rrisin përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave joqeveritare në hartimin e politikave publike.










