ULQINI SHËNON RRITJE TË TURIZMIT, MBI 14.500 MYSAFIRË AKTUALISHT NË QYTET

Foto: Shutterstock

Në Ulqin aktualisht po pushojnë rreth 14.500 turistë, që është 12 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto janë të dhënat zyrtare të Organizatës Turistike të Ulqinit.

Në hotele janë regjistruar mbi 5.100 mysafirë, që paraqet një rritje prej 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Në akomodimin privat po qëndrojnë rreth 8.200 turistë, ose 5 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një vizitë disi më e ulët krahasuar me vitin e kaluar është regjistruar në kampingje dhe qendra pushimi.

Në kampingje janë regjistruar 823 turistë, ndërsa në qendrat e pushimit 284, që është 6 për qind më pak se vitin e kaluar.

Në strukturën e vizitorëve dominojnë turistët e huaj, numri i të cilëve arrin në afro 14 mijë.

SHARE