Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Gjatë qëndrimit në Dalian, në kuadër të pjesëmarrjes në Davosin Veror, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, u takua me kryeministrin e Kinës, Li Qiang, i cili e njoftoi se sapo kishte miratuar 13 milionë euro donacione të reja për Malin e Zi.
“Takimi, i cili vjen pothuajse dy dekada pas takimit të fundit dypalësh në nivelin më të lartë në Kinë, ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi projektet në fushën e zhvillimit të infrastrukturës së transportit, tranzicionit të gjelbër, arsimit dhe shkencës, turizmit, si dhe mbi rrethanat aktuale globale”, shkroi Spajiq në rrjetin social X.
Ai theksoi se të dy palët u pajtuan se takimi i sotëm përfaqëson një sinjal të rëndësishëm të ndryshimeve pozitive në marrëdhëniet dypalëshe, të cilat do të forcojnë bashkëpunimin dhe miqësinë ndërmjet dy popujve.










