LIDERËT E BE-së PËRSHËNDESIN MBAJTJEN E SAMITIT NË TIVAT

Foto: Ilustrim

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, në Samitin e mbajtur në Bruksel, përshëndetën zhvillimin e Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat më 5 qershor 2026, duke vlerësuar se ai ka sjellë një shtysë të re në procesin e zgjerimit.

“Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme, Këshilli Evropian përsërit se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tyre reformuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për avancimin e integrimit gradual ndërmjet Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit, në një mënyrë të bazuar në merita dhe të kthyeshme”, thuhet në përfundimet e miratuara nga Këshilli Evropian.

Më tej theksohet se, në dritën e vrullit të ri të procesit të zgjerimit dhe duke iu referuar Deklarata e Greenladës, Këshilli Evropian do të zhvillojë një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat në takimin e tij të muajit tetor.

SHARE