Foto: Ilustrim
Sot fillon pagesa e pensioneve, njoftuan nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi.
Pensioni mesatar për muajin maj, sipas tyre, është 561.41 euro.
Mjetet e nevojshme për pagesën e të gjitha të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për muajin maj arrijnë në 69.09 milionë euro.










