Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Deri në skadimin e afatit për harmonizim me Ligjin e ri për shoqëritë tregtare, më shumë se 23.500 ndërmarrje kanë dorëzuar kërkesën për harmonizim, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.
Duke pasur parasysh vlerësimet se në Mal të Zi operojnë rreth 30 mijë shoqëri aktive tregtare, pothuajse 80 për qind e kompanive e kanë përmbushur detyrimin e tyre ligjor, duke konfirmuar një qasje të përgjegjshme të ekonomisë ndaj reformave që përmirësojnë ambientin e biznesit dhe e përshtatin atë me standardet evropiane, ka deklaruar Gjeloshaj.
Ai u ka bërë thirrje shoqërive të mbetura aktive që sa më shpejt të përfundojnë procesin e harmonizimit dhe të përmbushin detyrimet e tyre ligjore.
“Falënderojmë subjektet ekonomike dhe institucionet kompetente për realizimin me sukses të këtij procesi të rëndësishëm reformues”, ka thënë Gjeloshaj.











