Çmimet e naftës shënuan rënie të fortë pas lajmeve për arritjen e një marrëveshjeje mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani, e cila pritet të lehtësojë tensionet në rajon dhe të rikthejë rrjedhën normale të furnizimeve energjetike.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, duke u tregtuar në 83.82 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) shënoi një rënie edhe më të madhe, prej 4.63%, duke zbritur në 80.95 dollarë për fuçi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet për qarkullimin detar dhe se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet menjëherë.
“Ndizni motorët, anije të botës. Le të rrjedhë nafta!”, shkroi Trump në reagimin e tij publik, duke theksuar se marrëveshja me Iranin është finalizuar dhe se lundrimi në Ngushticën e Hormuzit do të jetë i lirë nga tarifat.









