Situata epidemiologjike në Mal të Zi është mjaft komplekse dhe sfiduese, ka kumtuar ndihmës drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Senad Begiq.
Situata nëpër komuna mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme, por edhe ndryshe u përmbahemi rregullave të parapara.
“Është vërejtur se në ato komuna në të cilat masat janë më të ashpra dhe në të cilat niveli i sëmundjes është më i lartë, ruajnë shkallë të lartë të respektimit të masave të parapara, kurse ato komuna në të cilat rreziku nga infektimi perceptohet si rrezik ose në të cilat numri i rasteve është më i vogël në proporcion me numrin e banorëve, kemi edhe situata që disa masa përjetohen në mënyrë më të lehtë”, ka theksuar Begiq për TV Prva.
Situata epidemiologjike në kryeqytet është specifike.
Këtë situatë e vështirësojnë më tepër të rinjtë të cilët më së paku u përmbahen rregullave të parapara, sidomos gjatë orëve të natës.
Përndryshe nën mbikëqyrjen shëndetësore sanitare në Mal të Zi gjenden 3790 individë.
Këto , siç ka sqaruar Begiq, janë kontakte të rasteve aktive.
Ajo që në veçanti i shqetëson epidemiologët është fakti se gjithnjë e më tepër ulet numri i kontakteve të paraqitura dhe në këtë mënyrë e vështirësojnë hulumtimin epidemiologjik.