Foto: Ilustrim
Mali i Zi ka arritur një sukses të madh në hartën turistike evropiane, duke u renditur i pari ndër destinacionet evropiane për reputacion dhe kënaqësinë e vizitorëve, sipas të dhënave të Komisionit Evropian të Turizmit për prillin 2026.
Vendi ka marrë vlerësimin 9,22 nga 10, duke u pozicionuar për herë të parë në krye të listës, përpara shumë destinacioneve të njohura evropiane.
Ky vlerësim konsiderohet si rezultat i investimeve shumëvjeçare në infrastrukturën turistike, përmirësimin e shërbimeve, trajnimin e stafit dhe ruajtjen e pasurive natyrore.
Mali i Zi vlerësohet për kombinimin e bregdetit të Bokës së Kotorrit, qyteteve historike, natyrës së paprekur në veri dhe plazheve të Ulqinit.
Sipas raportit, turistët e kanë vlerësuar vendin jo vetëm për pamjet, por edhe për përvojën e veçantë dhe mikpritjen, duke e bërë një destinacion ku vizitorët kthehen sërish.
Në artikull përmendet edhe vizita e kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, i cili është shprehur i impresionuar nga bukuritë e Malit të Zi dhe ka rekomanduar vendin si destinacion për pushime për qytetarët spanjollë, gjë që ka rritur edhe më tej promovimin ndërkombëtar të turizmit malazez.
Ekspertët theksojnë se ky vlerësim duhet të shfrytëzohet për zhvillim të mëtejshëm të turizmit të qëndrueshëm, duke ruajtur natyrën dhe autenticitetin e vendit.









