Foto: rodjitelji.me
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me shoqatën Prindërit dhe kompaninë Deponia, do të organizojë edhe këtë vit aksionin me moton “Dija nuk hidhet – riciklojmë tekstet shkollore”.
Grumbullimi i teksteve të vjetra, fletoreve dhe letrës do të zhvillohet në shkolla më 12, 13 dhe 15 qershor.
Sipas ministrisë, bëhet fjalë për një nismë me përgjegjësi shoqërore që po realizohet për të tretin vit radhazi, me një rritje të vazhdueshme të numrit të pjesëmarrësve dhe interesim të madh nga shkollat, nxënësit dhe prindërit.
Qëllimi i aksionit është të inkurajojë nxënësit që materialet e vjetra ose të dëmtuara shkollore të mos i hedhin, por t’i dorëzojnë në shkolla për riciklim.
Organizatorët presin që aksioni i këtij viti të tejkalojë rezultatet e viteve të kaluara, duke përcjellë një mesazh për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore.










