ULQIN: LIDHJA DEMOKRATIKE I BASHKOHET KOALICIONIT SHQIPTAR PD – UDSH

Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ) iu bashkua koalicionit parazgjedhor të përbërë nga Partisë Demokratike (PD) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH).

Marrëveshjen të premten e kanë nënshkruar liderët e këtyre partive Saubih Mehmeti (LD në MZ), Fatmir Gjeka (PD) dhe Mehmed Zenka (UDSH).

LD në MZ është partia e parë politike e Shqiptarëve në Mal të Zi dhe është pjesë e koalicionit qeverisës në Komunën e Ulqinit.

SHARE