SOT, BESIMTARËT MYSLIMANË KREMTOJNË KURBAN BAJRAMIN

Foto: Anadolija

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të mëdha islame, e cila simbolizon sakrificën, besimin, solidaritetin dhe kujdesin për të tjerët.

Me rastin e kësaj feste, urime kanë përcjellë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe lokalë, si dhe përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe pushteteve lokale në Mal të Zi.

Ata theksojnë se Kurban Bajrami kujton rëndësinë e respektit të ndërsjellë, humanitetit, solidaritetit dhe bashkimit, vlera këto që forcojnë më tej harmoninë multireligjioze dhe multietnike për të cilën Mali i Zi është i njohur.

SHARE