Foto: Shutterstock
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Qendra e Provimeve njoftojnë opinionin publik se, për shkak të mbajtjes së Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Mal të Zi dhe ndryshimeve të planifikuara të përkohshme të regjimit të trafikut më 5 qershor 2026, provimi i maturës dhe provimi profesional i caktuar për atë datë do të zhvillohen më 4 qershor 2026.
Siç u bë e ditur, ky vendim është marrë për të siguruar kushte të barabarta dhe organizim të pandërprerë të provimeve për të gjithë nxënësit.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe u urojmë shumë sukses të gjithë nxënësve në provim”, thuhet në njoftim.










