Foto: Ilustrim
Sipas kalendarit zyrtar për këtë vit, besimtarët myslimanë në Mal të Zi kanë të drejtë në tre ditë pushimi me rastin e Kurban Bajramit.
Këto ditë pushimi bien e mërkurë, e enjte dhe e premte, përkatësisht nga 27 deri më 29 maj 2026.
Gjatë kësaj periudhe, punonjësit e besimit islam kanë të drejtë të jenë të liruar nga puna, me pagesë të plotë, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në ceremonitë fetare dhe të kalojnë kohë me familjen.
Institucionet shtetërore dhe punëdhënësit janë të obliguar të respektojnë këtë të drejtë sipas ligjit për festat fetare në Mal të Zi.










