Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka deklaruar se reforma e administratës publike është një nga treguesit kryesorë të aftësisë së institucioneve të Malit të Zi për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në mbledhjen e VIII të Këshillit për Reformën e Administratës Publike, Dukaj theksoi se kjo reformë është një “provë e përgjegjshmërisë institucionale” dhe një mënyrë për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët sipas standardeve evropiane.
Ai shtoi se në fazën aktuale të negociatave me BE-në, është e domosdoshme forcimi i kapaciteteve administrative dhe zbatimi i vazhdueshëm i reformave me fokus në rezultate konkrete.
Në takim u shqyrtua përmbushja e konkluzioneve operative nga grupi i posaçëm për reformën e administratës publike, ku u theksua se realizimi në kohë i tyre është një nga treguesit kryesorë të përparimit të Malit të Zi në këtë fushë dhe për mbylljen e Kapitullit 23 të negociatave.
Po ashtu, u diskutua edhe për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në administratën publike, ku u konstatua progres në përdorimin e modeleve moderne si CAF, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës.
Në fund, u theksua rëndësia e përfshirjes së sindikatave dhe partnerëve relevantë në procesin e reformës, si dhe vazhdimi i angazhimit institucional për zbatimin e standardeve evropiane në administratë.










