Foto: Ilustrim
Ministria e Energjisë dhe Minierave ka njoftuar se çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi do të mbeten të pandryshuara për javën e ardhshme.
Çmimet janë:
- Eurosuper 98: 1,68 euro
- Eurosuper 95: 1,65 euro
- Eurodizel: 1,69 euro
- Vaij për ngrohje: 1,73 euro
Sipas njoftimit, llogaritja e çmimeve është bërë në përputhje me vendimin për uljen e akcizës për karburantet. Gjithashtu, sipas rregullores për mënyrën e llogaritjes së çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, rishikimi i ardhshëm i çmimeve do të bëhet më 1 qershor, ndërsa çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi më 2 qershor.










