Rajmonda Junçaj është një sipërmarrëse e angazhuar në fushën e përgatitjes së ëmbëlsirave, aktivitet me të cilin merret që nga viti 2023. Që në moshë të vogël ajo ka pasur interesim të veçantë për kuzhinën dhe lulet, ndërsa me kreativitetin e saj ka arritur t’i kombinojë këto dy pasione në një mënyrë unike dhe moderne. Përmes ideve kreative dhe punës së përkushtuar, ajo krijon ëmbëlsira me dekorime të veçanta artistike, duke sjellë diçka të re dhe të dallueshme në treg. Frymëzimin për punën e saj e merr kryesisht nga idetë personale, por edhe nga trende dhe shembuj të ndryshëm nga vende të tjera. Mesazhi që ajo përcjell për të tjerët është se, duke marrë parasysh jetën dinamike dhe ritmin e shpejtë të përditshmërisë, secili duhet të gjejë diçka që e bën me pasion dhe dashuri, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë. Për Rajmondën, kuzhina nuk është vetëm pjesë e përditshmërisë apo një obligim, por një mënyrë për të provuar gjëra të reja dhe për të sjellë lumturi tek të tjerët, sidomos kur bëhet fjalë për përgatitjen e ëmbëlsirave. Aktiviteti i saj paraqet një shembull të mirë të grave sipërmarrëse që, përmes talentit dhe kreativitetit, arrijnë të zhvillojnë biznese të vogla dhe të promovojnë punën artizanale në komunitet.
Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.
/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /













