Gratë shqiptare / Senada Tuzoviq

Senada Tuzoviq është një sipërmarrëse dhe profesioniste e njohur në fushën e bukurisë, e angazhuar si parukiere dhe makeup artiste. Përmes studios së saj, ajo ka arritur të ndërtojë një biznes të suksesshëm, duke ofruar shërbime profesionale dhe duke kontribuar në zhvillimin e sektorit të bukurisë në komunitet. Me kreativitetin dhe përkushtimin e saj, Senada ka fituar besimin e shumë klienteve dhe është bërë shembull i një gruaje të pavarur dhe të suksesshme në biznes. Aktiviteti i saj dëshmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të grave në sipërmarrje dhe në krijimin e mundësive të reja ekonomike në shoqëri. Përveç anës profesionale, ajo ka ndikuar edhe në promovimin e vetëbesimit dhe kujdesit estetik tek gratë, duke krijuar një ambient ku puna, kreativiteti dhe komunikimi me klientet kanë rëndësi të veçantë. Puna e saj tregon se me përkushtim dhe vullnet, gratë mund të ndërtojnë biznese të qëndrueshme dhe të suksesshme në komunitetin e tyre. Për ne, ajo theksoi se çdo femër duhet besuar në vete kështu që çdo ëndërr të bëhët realitet.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE