SHBA: PRIORITET MARRËVESHJA ME MALIN E ZI PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK DHE TREGTAR

Foto: U.S. Department of State

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se prioriteti i tyre në marrëdhëniet me Malin e Zi është nënshkrimi i një marrëveshjeje ndërqeveritare që do të thellojë marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.

Nga Uashingtoni është bërë e ditur se kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja biznesi dhe do të krijojë vende pune si për qytetarët e Malit të Zi, ashtu edhe për ata të SHBA-së, me rastin e 120-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.

Nga Departamenti i Shtetit është theksuar se qëllimi i SHBA-ve është që aleatët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre, si dhe që tregu malazez të mbetet i hapur për mallrat dhe shërbimet amerikane, ndërsa kompanitë dhe punëtorët amerikanë të trajtohen në mënyrë të drejtë. Sipas deklaratës, kjo marrëveshje do të forcojë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe do të rrisë mundësitë e investimeve dhe punësimit në të dy vendet.

SHARE