KOS: SË SHPEJTI DO TË KONTRIBUONI NË HISTORINË E BE-së

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Komisionerja e BE-së, Marta Kos, ka deklaruar se 20 vite më parë qytetarët e Malit të Zi votuan për rikthimin e pavarësisë dhe morën në dorë të ardhmen e tyre, duke hapur një kapitull të ri historik për shtetin.

Në mesazhin e saj me rastin e Ditës së Pavarësisë, ajo theksoi se shteti nuk është vetëm flamur apo vend në OKB, por mbi të gjitha solidaritet, përgjegjësi e përbashkët dhe angazhim për të ndërtuar jetën përmes ligjeve dhe bashkëpunimit.

Kos vlerësoi se gjatë 20 viteve të fundit, Mali i Zi ka përmbushur shumë nga këto parime dhe ka arritur rezultate të rëndësishme, të cilat meritojnë të festohen.

Ajo u shpreh se Evropa e sheh progresin e vendit dhe se së shpejti Mali i Zi do të kontribuojë drejtpërdrejt në historinë e Bashkimit Evropian, duke theksuar se kapitujt e ardhshëm të kësaj historie do të shkruhen së bashku.

Sipas saj, procesi i anëtarësimit në BE tashmë ka hyrë në fazë konkrete, ndërsa përgatitja e Traktatit të Anëtarësimit ka filluar, si një vlerësim për përparimin e arritur dhe një nxitje për reformat e mbetura.

Në fund, ajo deklaroi se anëtarësimi në BE, ashtu si pavarësia, bazohet në solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët, dhe se prania e Malit të Zi do ta forcojë vetë Bashkimin Evropian.

SHARE