MË 23 MAJ FILLON REGJISTRIMI ELEKTRONIK I FËMIJËVE NË PARASHKOLLORE

Foto: Ilustrim

Regjistrimi elektronik i fëmijëve në institucionet publike dhe private parashkollore për vitin shkollor 2026/27 do të fillojë më 23 maj dhe do të zgjasë deri më 15 qershor 2026.

Regjistrimi bëhet përmes portalit www.upisi.edu.me, i cili është i qasshëm 24 orë në ditë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

Regjistrimi ka të bëjë me fëmijët që regjistrohen për herë të parë në çerdhe, si dhe me fëmijët që gjatë vitit të kaluar shkollor janë çregjistruar nga kopshti dhe prindërit/kujdestarët dëshirojnë t’i regjistrojnë përsëri.

Procedura e aplikimit është e thjeshtë dhe kërkon vetëm futjen e numrit personal të fëmijës, pas së cilës sistemi automatikisht merr të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm nga bazat përkatëse (certifikatën e lindjes, vërtetime nga qendrat për punë sociale dhe të tjera).

Udhëzimet e detajuara për regjistrimin elektronik janë të disponueshme edhe në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=gL5H4HeS8VI.

Prindërit dhe kujdestarët që nuk mund ta bëjnë regjistrimin online, mund ta kryejnë atë edhe drejtpërdrejt në ambientet e institucionit parashkollor.

Fëmijët që kanë ndjekur programet e edukimit parashkollor vitin e kaluar nuk kanë nevojë të bëjnë aplikim të ri, por prindërit/kujdestarët duhet vetëm të nënshkruajnë kontratë me drejtuesit e kopshtit.

Gjithashtu, gjatë nënshkrimit të kontratës, prindi/kujdestari duhet të sjellë vërtetim për kontrollin sistematik shëndetësor të fëmijës. Për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, së bashku me kërkesën për regjistrim duhet të dorëzohet edhe vendimi për orientimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Afati për nënshkrimin e kontratave do të publikohet më vonë.

SHARE