Foto: Ilustrim
Nga Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore është njoftuar se sot fillon pagesa e pensioneve për muajin prill.
Ata kanë bërë të ditur se pensioni mesatar për muajin prill është 556,88 euro.
Sipas tyre, mjetet e nevojshme për pagesën e të gjitha të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për muajin prill arrijnë në 68,43 milionë euro.










