MILLATOVIQ KËRKON NDËRPRERJEN E KONCESIONIT PËR AEROPORTET: SHTETI MUND TË HUMBASË QINDRA MILIONA EURO

Foto: predsjednik.me

Nga kabineti i Presidentit të Mali i Zi, Jakov Millatoviq, është kërkuar një analizë urgjente juridike dhe financiare e procesit të koncesionit për Aeroportet e Malit të Zi, me vlerësimin se qeveria po zbaton një model të vitit 2019 që nuk pasqyron vlerën aktuale të kompanisë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha për buxhetin shtetëror.

Millatoviq thekson se vlera e “Aeroportet e Malit të Zi” është rritur ndjeshëm nga rreth 140 milionë euro në mbi 260 milionë euro, ndërsa vlera reale e tregut mund të arrijë deri në 300–350 milionë euro.

Sipas tij, edhe të ardhurat dhe numri i udhëtarëve janë rritur, ndaj edhe koncesioni duhet të ketë kushte shumë më të favorshme për shtetin.

Ai paralajmëron se, nëse koncesioni jepet me çmim minimal nën 200 milionë euro, shteti mund të humbasë deri në 150–200 milionë euro gjatë 30 viteve, duke theksuar se këto mjete mund të shfrytëzohen për shkolla, spitale dhe infrastrukturë.

Në deklaratë gjithashtu theksohet rreziku për ulje të subvencioneve për kompanitë ajrore, rënie të numrit të fluturimeve, rritje të çmimeve të biletave dhe ndikim negativ në turizëm, si dhe mungesa e planeve sociale për mbrojtjen e mbi 1.000 punonjësve të aeroportit.

Millatoviq propozon ndalimin e procesit aktual, kryerjen e një analize të re dhe nisjen e një procedure të re koncesioni me kushte më të forta për mbrojtjen e interesit shtetëror.

SHARE