Foto: UNICEF
Kryeministri i Mali i Zi, Millojko Spajiq, dhe drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Regjina De Dominićis, kanë theksuar se rritja e investimeve në fëmijë është vendimtare për uljen e varfërisë, mbrojtjen nga dhuna dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
Në takim u diskutua për rëndësinë e financimit të Planit të Veprimit të Malit të Zi për zbatimin e Garancisë Evropiane për Fëmijët, një nismë e Bashkimit Evropian që synon të përmirësojë qasjen e fëmijëve në shërbime cilësore dhe të zvogëlojë varfërinë e tyre.
Spajiq theksoi se qasja ndaj fëmijëve dhe të rinjve ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e ardhshëm të vendit, ndërsa UNICEF vlerësoi progresin e Malit të Zi në uljen e varfërisë së fëmijëve, përfshirë edhe përmes shtesës universale për fëmijë.
Po ashtu, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, si dhe për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në familje, shkolla dhe internet, si dhe zhvillimin e aftësive digjitale dhe sipërmarrëse të të rinjve.
Të dy palët theksuan se reformat në kuadër të procesit të integrimit në BE duhet të sjellin përmirësime konkrete në jetën e fëmijëve në Mal të Zi.










