NGA MESNATA MË LIRË TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE

 Foto: Shutterstock

Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga një deri në tetë centë duke filluar nga mesnata, është njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Një litër eurosuper 95 dhe 98 do të lirohet nga një cent dhe do të kushtojë 1,60 euro dhe 1,64 euro.

Çmimi i eurodizelit do të jetë më i ulët për katër centë dhe do të kushtojë 1,67 euro për litër.

Çmimi i vajit për ngrohje do të ulet për tetë centë dhe do të kushtojë 1,72 euro.

Ministria shpjegoi se përllogaritja e çmimeve është bërë në përputhje me vendimin e 11 majit për uljen e akcizës mbi qarkullimin e benzinës pa plumb dhe gazrave vajore, sipas të cilit akciza për benzinën pa plumb është 412 euro për një mijë litra, ndërsa për gazrat vajore që përdoren si karburant motorik është 352 euro për një mijë litra.

Ky vendim do të zbatohet nga sot deri më 18 maj.

SHARE