Foto: Ilustrim
Në Shtëpinë e Shëndetit të Kryeqytetit, gjatë Ditës Ndërkombëtare të Punës (1, 2 dhe 3 maj), qytetarëve do t’u ofrohet kujdes shëndetësor në objektet Bllok V, Tuz dhe Zetë.
Mjekët e përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë do të punojnë vetëm në pikën Bllok V, në dy ndërrime: nga ora 07:00–14:00 dhe 14:00–21:00, për territorin e Podgoricës.
Në objektin shëndetësor në Tuz, mjeku për të rritur do të punojë nga ora 07:00–15:00, ndërsa në komunën e Zetës, në objektin Gollubovc, orari i punës do të jetë gjithashtu nga ora 07:00–15:00.
Qendra për diagnostikë laboratorike në objektin Bllok V do të funksionojë nga ora 07:00–21:00, ndërsa marrja e mostrave në shtëpi do të organizohet të premten, më 1 maj.
Njësia e patronazhit do të punojë sipas orarit të rregullt, ndërsa kërkesat do të pranohen në objektin Bllok V nga ora 07:00–19:00.
Terapia sipas udhëzimit të mjekut të përzgjedhur do të realizohet në shtëpitë e pacientëve çdo ditë në të njëjtin orar.










