Jetmira Hoxha është skenografe dhe kostumografe shqiptare nga Ulqini, e njohur për angazhimin dhe kontributin e saj në jetën kulturore dhe artistike. Përmes punës së saj në fushën e teatrit dhe artit skenik, ajo ka dëshmuar talent, kreativitet dhe përkushtim profesional. Me studimet e përfunduara në Kosovë dhe rrugëtimin e saj të suksesshëm, Jetmira Hoxha përfaqëson figurën e femrës së arsimuar, të aftë dhe aktive në shoqërinë bashkëkohore. Ajo është shembull se si gruaja shqiptare sot mund të ndërtojë identitetin e saj profesional përmes dijes, punës dhe përkushtimit. Rasti i Jetmira Hoxhës pasqyron qartë ndryshimet që kanë ndodhur në pozitën e gruas shqiptare ndër vite. Në të kaluarën, roli i gruas ishte më i kufizuar dhe lidhej kryesisht me familjen, edukimin e fëmijëve dhe ruajtjen e traditave. Ndërsa sot, ajo ka më shumë mundësi për arsimim, zhvillim profesional dhe pjesëmarrje aktive në jetën publike. Ajo është njëkohësisht shtyllë e familjes dhe pjesë e rëndësishme e shoqërisë moderne.
Përmes shembujve si Jetmira Hoxha shihet kalimi nga modelet tradicionale drejt një realiteti më bashkëkohor, ku femra ka më shumë hapësirë për vendimmarrje dhe realizim personal. Megjithatë, pavarësisht përparimeve, gruaja shqiptare vazhdon të mbajë me krenari vlerat familjare dhe rolin e saj të rëndësishëm. Kjo tregon se tradita dhe modernizimi mund të ecin së bashku, duke krijuar një model të ri të femrës shqiptare të fortë, të suksesshme dhe me ndikim pozitiv në shoqëri, ashtu si edhe Jetmir ka.
Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.
/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /













