Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, në hapje të Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi deklaroi se fillimi i hartimit të Traktatit të Aderimit është një sinjal i qartë se anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian është një objektiv që pritet të realizohet në vitin 2028.
Ajo theksoi se, paralelisht me mbylljen e kapitujve negociues, hartimi i Traktatit të Aderimit përcakton drejtpërdrejt dinamikën e hyrjes së vendit në BE dhe konfirmon se Mali i Zi është në “xhiron e fundit” të një maratone 14-vjeçare në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Ministrja shtoi se, që nga fillimi, shoqëria civile ka pasur një rol të rëndësishëm dhe të njohur në procesin e negociatave, ndërsa përfaqësuesit e sektorit civil përmes pjesëmarrjes në grupet punuese kontribuojnë në mënyrë aktive në cilësinë e reformave dhe në procesin e përgjithshëm të anëtarësimit.
“Besoj se rruga evropiane e Malit të Zi duhet të jetë një projekt i gjithë shoqërisë. Kjo nënkupton jo vetëm një qasje kritike, por edhe përgjegjësinë për të njohur dhe afirmuar së bashku sukseset që na afrojnë me anëtarësimin dhe për të promovuar Malin e Zi si anëtarin e ardhshëm të BE-së. Në këtë mënyrë forcojmë më tej kredibilitetin e politikës sonë dhe kontribuojmë në krijimin e një imazhi pozitiv për gatishmërinë e Malit të Zi për anëtarësim”, porositi Gorçeviq.










