MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE FORCON SIGURINË KIBERNETIKE PËR NJË MJEDIS DIGJITAL TË SIGURT DHE TË BESUESHËM

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministria e Administratës Publike po forcon vazhdimisht kapacitetet dhe po përmirëson qëndrueshmërinë kibernetike, me qëllim sigurimin e një mjedisi digjital të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët dhe institucionet, kanë deklaruar nga ky resor qeveritar.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur përfaqësues të organizatës CRDF Global, përfshirë drejtorin e programit për siguri kibernetike dhe qëndrueshmëri digjitale, Nathan Morin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ekspertin për siguri kibernetike, Metodija Haxhi Janev nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë digjitale, me fokus të veçantë në shkëmbimin e njohurive dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në takim, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me sfidat bashkëkohore të sigurisë në hapësirën digjitale.

Nga MAP është bërë e ditur se ky resor po punon vazhdimisht për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e mbrojtjes kibernetike, me qëllim krijimin e një mjedisi digjital të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët dhe institucionet.

SHARE