TË PËRKRAHET MBROJTJA E BURIMEVE GAZETARESKE

Shoqata e gazetarëve profesionistë të Malit të ZI u ka bërë ftesë deputetëve që të përkrahin iniciativën e kësaj shoqate dhe të Media Qendrës, me të cilën mes tjerash , propozohet mbrojtja e burimeve gazetareske, obligimi i organeve të pushtetit publikë që të gjithë gazetarëve, respektivisht mediave tu përgjigjen ndaj pyetjeve të tyre brenda afatit sa më të shkurtër.

Ata i kanë ftuar deputetët që me vëmendje të shtuar të marrin pjesë në debatin dhe të miratojnë ligjin për mediat , i cili është kyç nga kjo fushë dhe të ndihmojnë në vendosjen e standardeve dhe kushteve të qarta për punën e mediave dhe të gazetarëve.

“Apelojmë që interesat partiake dhe parazgjedhore ti lëni anash dhe të kontriboni në harmonizimin e dispozitave me konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe me përvojën më të mirë të shteteve demokratike”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së gazetarëve profesionistë të Malit të Zi.

SHARE