Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Qeveria e Malit të Zi ka siguruar 3.5 milionë euro për angazhimin e një avioni kundër zjarreve, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq.
“Gjatë këtij viti, njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme do ta presin sezonin e zjarreve të përforcuara me një avion kundër zjarreve, për angazhimin e të cilit në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi siguruar mjete në vlerë prej 3.5 milionë euro”, shkroi Spajiq në rrjetin social Facebook.
Ai theksoi se, me kapacitetin për të transportuar nga 5 deri në 10 tonë ujë për çdo fluturim, do të mundësohet lokalizimi më i shpejtë i zjarreve, veçanërisht në terrene të vështira dhe të paarritshme.










