Foto: Ilustrim
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Malit të Zi njofton se pagesa e rregullt mujore e pensioneve për muajin mars 2026 fillon sot, më 17 prill.
Sipas njoftimit, pensioni mesatar për muajin mars është 556,39 euro.
Gjithsej fondet e nevojshme për pagesën e të gjitha të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për këtë muaj arrijnë në 68,40 milionë euro.










