FATURA MESATARE E ENERGJISË ELEKTRIKE PËR MUAJIN MARS ISHTE 39,73 EURO

Foto: Ilustrim

Fatura mesatare e energjisë elektrike për familjet në nivel të Malit të Zi për muajin mars 2026 ishte 39,73 euro, sipas Elektroekonomisë së Malit të Zi (EEMZ).

Në këtë përllogaritje nuk përfshihen matësit e pa lexuar në objektet që nuk janë të banuara vazhdimisht.

Gjatë marsit 2026, familjet konsumuan gjithsej 141.611.487 kWh energji elektrike, që është 6,59% më pak krahasuar me shkurtin e të njëjtit vit, por 1,14% më shumë në krahasim me marsin 2025.

Sipas të dhënave, konsumi mesatar më i ulët është regjistruar në Zhablak, me 20,28 euro, ndërsa më i larti në Tivat, ku familjet kanë paguar mesatarisht 50,10 euro.

Shpërndarja e faturave tregon se:

  • 57,98% e familjeve kanë marrë fatura deri në 30 euro
  • 15,65% midis 30 dhe 50 euro
  • 18,35% midis 50 dhe 100 euro
  • 8,02% mbi 100 euro.
SHARE