SHËNOHEN 95 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Në 24 orët e fundit, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën PCR të 614 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 95 rezultate ishin pozitive, tha Senad Begiq, ndihmës drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, në konferencën për shtyp të Trupit Koordinues Kombëtar.

Numri i rasteve të reja sipas komunave:

Podgoricë: 37

Tivar: 12

Kotor: 11

Budva: 8

Plevle: 6

Bijello Pole: 5

Herceg Novi: 4

Beranë: 3

Tivat: 3

Nikshiq: 2

Rozhaj: 2

Cetij: 1

Ulqin: 1

Në Mal të Zi, dy persona, të moshës 69 dhe 50 vjeç, vdiqën në 24 orët e kaluara si rezultat i koronavirusit.

Dy persona të tjerë u shëruan, dhe të dy pacientët janë nga Podgorica.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 72, ndërsa numri i rasteve aktive është 1861.

SHARE