Foto: Ilustrim
Unioni i Punëdhënësve pret që Gjykata Kushtetuese të marrë sërish vendim, por më shpejt se herën e kaluar, duke shpallur si jokushtetuese ndalimin e punës të dielave.
Ata thonë se ndryshimet e fundit në Ligjin për tregtinë e brendshme janë miratuar pa pëlqimin e partnerëve socialë.
Sipas kryetarit të Unionit të Punëdhënësve, Sllobodan Mikavica, ligji për ndalimin e punës të dielave është diskriminues dhe duhet rishikuar, pasi është miratuar pa konsultime të mjaftueshme.
Sindikata, nga ana tjetër, thotë se propozimet e tyre nuk janë marrë parasysh dhe shprehin shqetësim se punëtorët mund të mbeten pa mbrojtje nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon ligjin.
Kryetari i Unionit beson se Gjykata Kushtetuese do ta shpallë sërish ligjin jokushtetues, dhe shpreson që vendimi të merret më shpejt se herën e kaluar, kur procesi zgjati mbi gjashtë vjet.
Nga ana tjetër, propozuesi i ligjit, Millosh Pizhurica nga LET, thotë se Unioni i Punëdhënësve nuk është përfaqësues i mjaftueshëm dhe se nuk ka analiza të vlefshme që tregojnë se ndalimi i punës të dielave dëmton ekonominë dhe turizmin. Ai paralajmëron se puna të dielave mund të sjellë rritje të çmimeve dhe probleme të tjera ekonomike, duke e quajtur iniciativën të pashembullt dhe jo serioze.










