Foto: Ilustrim
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matur me indeksin e çmimeve të konsumit, në mars, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, në mesatare kanë qenë më të larta për 3,1 për qind, tregojnë të dhënat e Monstat-it.
Çmimet e konsumit në mars, krahasuar me shkurtin, në mesatare kanë qenë më të larta për 0,8 për qind.
“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e kanë pasur rritjet e çmimeve në grupet: karburantet dhe lubrifikantët për automjete, veshmbathja, qumështi dhe produktet e tjera të qumështit dhe vezët, produktet e konsumit për mirëmbajtjen e shtëpisë, mishi dhe produktet e mishit, kafeja dhe zëvendësuesit e saj, drithërat dhe produktet e drithërave, si dhe frutat dhe arrat”, thuhet në njoftim.
Çmimet e konsumit në periudhën janar–mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në mesatare kanë qenë më të larta për 2,9 për qind.
Duke parë grupet kryesore të produkteve dhe shërbimeve sipas qëllimit të konsumit, në mars, krahasuar me muajin e kaluar, është shënuar rritje në grupet: transport 4,5 për qind, veshmbathje dhe këpucë, si dhe mobilje dhe mirëmbajtje e rregullt e banesës 0,9 për qind, rekreacion, sport dhe kulturë 0,7 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike 0,4 për qind, pije alkoolike dhe duhan, restorante dhe shërbime akomodimi, kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme 0,2 për qind, si dhe informacioni dhe komunikimi dhe sigurimet dhe shërbimet financiare 0,1 për qind.
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera nuk kanë ndryshuar ndjeshëm.










