Fushata e këtij viti “vero në shtëpi”, është uvertyrë e mirë që edhe në vitin e ardhshëm të vazhdohet ky aksion, në mënyrë që pjesëmarrja e mysafirëve vendas në qarkullimin turistikë të jetë dukshëm më i lartë nga 3%, sa është tani, konsideron profesori në Fakultetin për biznes dhe turizëm, Ivo Zhupanoviq.
Ai, duke folur për situatën aktuale në turizmin e Malit të Zi, i cili është i goditur nga pandemia e korona virusit, ka theksuar se, kur është fjala për vendin tonë, ekzistojnë disa skenarë.
Zhupanoviq, në programin e mëngjesit të TVMZ, ka theksuar se çdo gjë varet nga zhvillimi i pandemisë dhe në bazë të kësaj do të definohen projeksionet e të ardhurave.
“Ajo që me siguri e ka komplikuar situatën është eskalimi i brendshëm i numrit të prekurve gjë që ndikon edhe në vendet të cilat janë tregjet tona aktuale ose tregje potenciale dhe, në pajtim me këtë, vendimet e disa vendeve kur është fjala për udhëtimin e banorëve të tyre në këto rajone, jo vetëm në Mal të Zi, por në tërë Ballkanin”, ka theksuar Zhupanoviq.
Ai konsideron se turistëve vendor edhe gjatë viteve të ardhshme, duhet tu mundësohen verime me të volitshme në Bregdetin e Malit të Zi.