Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kërkoi që Gjykata Kushtetuese të marrë sa më shpejt një vendim mbi kushtetutshmërinë e Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, për të shmangur pasoja të dëmshme dhe veprime të mundshme jokushtetuese.
Ai dorëzoi kërkesë për vlerësimin e nenit 15 të këtij ligji, i cili lejon gjyqtarët të vazhdojnë mandatin deri në zgjedhjen e pasuesit, por jo më shumë se një vit.
Millatoviq vlerëson se kjo dispozitë bie ndesh me Kushtetutën, e cila përcakton se mandati i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 12 vite.
Ai e konsideron gjithashtu jokushtetuese vendimin e Kuvendit për zgjatjen e mandatit të një gjyqtareje.
Presidenti theksoi se vendimi duhet të merret sa më shpejt për të garantuar funksionimin e rregullt të Gjykatës dhe respektimin e Kushtetutës, duke shtuar se nuk dëshiron të paragjykojë vendimin, por pret një qëndrim të qartë nga gjykata.










