Foto: Ilustrim
Nga data 31 mars 2026, në Mal të Zi hyn në fuqi një rregullim i ri i çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, të gjitha kategoritë kryesore të karburanteve kanë shënuar rritje, nga 0,03 deri në 0,12 euro për litër.
Megjithatë, çmimet aktuale mbeten dukshëm më të ulëta krahasuar me ato që do të ishin nëse nuk do të ishte ulur akciza, masë e ndërmarrë për të lehtësuar barrën financiare për qytetarët dhe ekonominë.
Çmimet e reja do të jenë:
- Eurosuper 98: 1,59 euro (+0,03)
- Eurosuper 95: 1,56 euro (+0,04)
- Eurodizel: 1,68 euro (+0,11)
- Vaj për ngrohje: 1,84 euro (+0,12)
Ministria thekson se, në përputhje me rregulloren për mënyrën e llogaritjes së çmimeve maksimale të derivateve, e cila ka hyrë në fuqi më 24 mars 2026, rishikimi i radhës i çmimeve do të bëhet më 6 prill 2026, ndërsa çmimet e mundshme të reja do të aplikohen nga 7 prilli.
Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, këto masa synojnë të zbusin presionin mbi standardin e jetesës së qytetarëve dhe ekonominë, si dhe të kontribuojnë në stabilizimin e çmimeve në kushte të vështira ekonomike.












