DUBAI NË TELASHE, MOTI I KEQ SHKAKTON KAOS NË RAJON

Dubai është zhytur në kaos ndërsa shiu dhe tornadot pritet të shkaktojnë kaos të ri në rajonin që e ka gjetur veten në mesin e luftës me Iranin.

Kushtet e këqia të motit, duke përfshirë rrufetë dhe breshërin, pritet të godasin Lindjen e Mesme, ku fushata e SHBA-së dje Izraelit kundër Iranit ka shkaktuar tashmë kaos.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në qytete të mëdha si Dubai dhe Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe që e kanë gjetur veten nën sulme me raketa muajin e fundit.

Reshjet e një viti të tërë pritet të bien gjatë vetëm tre ditëve në disa zona, sipas The Washington Post.

Të tronditura nga valët e përsëritura të sulmeve me dronë dhe raketa, shtetet e Gjirit pritet kështu të mbajnë edhe barrën e stuhive. Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Arabia Saudite, Omani, Bahreini, Katari, si dhe Irani do të përballen me mot të keq.

Aeroportet e Lindjes së Mesme, të cilat kanë përjetuar tashmë kaos udhëtimesh gjatë javëve të fundit, pritet gjithashtu të përjetojnë ndërprerje të mëdha. Lufta me Iranin i ka detyruar aeroportet të reduktojnë më shumë se gjysmën e të gjitha nisjeve nga Doha, Dubai dhe Manama.

Përpara stuhisë së frikshme, autoritetet e Katarit i kërkuan punëdhënësve t’u përmbahen udhëzimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe të ofrojnë masa të përshtatshme mbrojtëse për punëtorët. Shkollat janë mbyllur në Egjipt ndërsa vendi po përgatitet për motin e keq.

SHARE