VURJA JO E DUHUR E MASKAVE, GJOBË MË SHUMË SE 11,750 EURO

Për shkak të vurjes jo të duhur të maskave mbrojtëse në dyqane, inspektimi lëshoi ​​13 urdhra kundërvajtës, për shkak të të cilëve ata që u gjobiten do të duhet të paguajnë më shumë se 11.750 euro, tha kryeinspektorja e tregut Nada Gjurgjiq.

Ajo thotë se masat që lidhen me vurjen maskave mbrojtëse në përgjithsi respektohen, dhe se nga 1.200 inspektime u gjetën 9 parregullsi.

Ajo shpjegoi gjithashtu se si masat shkelen më shpesh, por edhe sa do t’iu kushtojë atyre që nuk i respektuan ato.

“Si nga tregtarët ashtu edhe nga klientët që hyjnë në objekt, kjo maskë zakonisht ulet nën mjekër ose nuk vendoset siç duhet të mbulojë hundën dhe gojën. Në këtë rast, u vendosën 9 masa, d.m.th u morën 9 vendime, në të cilat urdhëron eleminimin e parregullsive, dhe 13 urdhëra kundërvajtës janë lëshuar në vlerë prej mbi 11.750 euro “, theksoi Gjurgjiq në Programin e Mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi.

Siç paralajmëron ajo, gjobat janë jashtëzakonisht të larta.

“Ato variojnë për personat juridikë nga 2 deri në 20,000 euro, për një person përgjegjës në personin juridik nga 500 në 2,000 euro, për një sipërmarrës nga 500 në 6,000, dhe për qytetarë nga 100 deri në 2000 euro”, tha Gjurgjiq.

Ajo tha se nuk do të ketë kompromis me tregtarët dhe qytetarët, dhe se masat e Trupit Koordinues Kombëtar duhet të respektohen.

Ajo gjithashtu theksoi se ka pasur paralajmërime të mjaftueshme për të gjithë ne për të kuptuar seriozitetin e situatës në të cilën jemi.

SHARE